Lindita Nikolla: Të ngujojmë gjakmarrjen

Sot, nisma “Të festojmë së bashku” iu bashkua atmosferës festive të fundvitit në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në qytetin e Shkodrës. Në kuadër të promovimit të vlerave njerëzore si domosdoshmëria e bashkëpunimit, ndihmës dhe solidaritetit, fëmijët shkodranë u angazhuan në një aktivitet në mbështetje të bashkëmoshatarëve në nevojë dhe vështirësi, siç janë dhe fëmijët e ngujuar të Qarkut Shkodër.

E veçanta e kësaj dite ishte zhvillimi i një aktiviteti artistik përgatitur nga fëmijët e “Qendrës Kulturore të Fëmijëve” Shkodër, së bashku me nxënës të shkollave të qytetit posaçërisht për fëmijët e ngujuar.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla, e cila u shpreh se: “Shumë shpejt studentët e universitetit Luigj Gurakuqi bashkë me Universitetin e Tiranës, bashkë me universitet e tjera të Shqipërisë, me mbështetjen dhe koordinimin e institucioneve shtetërore, duke përfshirë dhe qytetarë,  do t’i themi një ‘jo’ të madhe gjakmarrjes, duke nisur një rrugëtim tjetër që ngujon vetë gjakmarrjen dhe jo këta fëmijë të mrekullueshëm. Sot është një ditë feste dhe së bashku me ‘Universitetin Hëna e Plotë Beder’ dhe me grupin e mrekullueshëm “School Me’’ ne kemi ardhur për të thyer ca mure, për ta bërë shkollën kudo të pranishme, kudo që ndodhen këta fëmijë, falë teknologjisë por dhe falë pasionit të një grupi mësuesish dhe studentësh nga Britania e Madhe të cilët kanë mundësuar digjitalizimin e gjithë kurrikulës shkollore 9 vjeçare. Është shumë pak, por ne fillimisht po mundësojmë që këta fëmijë të mësojnë në strehën e tyre komunikimin me mësues, me bashkëmoshatarët e tyre për të mundësuar një histori të re të edukimit.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja Nikolla, tek sa ju drejtua Marselës, një prej fëmijëve të ngujuar, tha:“Marsel e dashur unë nuk heq dorë nga premtimet e mia, dhe të jap fjalën se do të luftojmë fort gjakmarrjen, pasi tani jemi edhe më shumë.  Nuk jam vetëm unë Lindita por janë dhe shumë qytetarë në Shqipëri të cilët po luftojnë këtë fenomen për të vendosur një histori të re duke ngujuar gjakmarrjen dhe jo më ju, fëmijë të mrekullueshëm. Ne do të sjellim tek ju shumë mësues të cilët do t’ju ndihmojnë në përdorimin e këtij programi.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kuadër të nismës të “Ngujojmë gjakmarrjen”, u prezantua programi “School Me’’, nisëm kjo e kompanisë “Thames Online Education” me qendër në Londër. “School Me” është një program digjital i cili ofron një sistem të gatshëm njohurish dhe konceptesh, si mbështetje për kuptimin dhe thellimin e njohurive shkollore në të gjitha lëndët e ciklit 9 vjeçar.

Gjitashtu, në bashkëpunim dhe me Institucionin e Arsimit të Lartë “Hëna e plotë Beder”, u bë e mundur pajisja e 15 fëmijëve të ngujuar me kompjutera përsonalë, të cilët do të mundësojnë infrastrukturën e nevojshme në drejtim të formimit të tyre si dhe të ndërveprimit me botën e dijes e bashkëmoshatarët e tyre.

Në përfundim të aktivitetit, fëmijët e shkollave të Shkodrës dhuruan dhurata për fëmijët e ngujuar, me urimin për një fundviti të paqtë. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?