Lindita Theodhori: Gjergj Leka më tronditi martesën 40 vjeçare

 

 

Këngëtarja e mirënjohur Lindita Theodhori është rikthyer të flasë për akuzat e kantautorit Gjergj Leka disa javë më parë duke thënë se është e tronditur dhe ka treguar impaktin akuzës së tij në jetën e saj.

Theodhori thotë se në Shqipëri ekziston një mentaliteti i mbrapshtë për vajzat dhe gratë. “Mua kjo ngjarje më ka tronditur nga themelet. Kam 40 vjet martuar me Maqon dhe kjo gjë na ka tronditur shumë. Si merr përsipër një njeri të tentojë të cenojë në mënyrë skandaloze figurat e një kombi?! A i vë dot një emër? Unë do ta quaja një skandal të paprecedentë. Në asnjë vend të botës nuk ndodh kështu”, ka thënë  Theodhori.

E pyetur nëse do të reagojë me ndonjë padi ajo tha se Leka është gjykuar tashmë nga publiku. “Më duket se është bërë normalitet ky lloj gjykimi karshi gjinisë femërore. Një shoqëri maskiliste kundrejt një figure kaq delikate, elegante dhe madhështore siç është gruaja. E tronditur familjarisht i jam drejtuar drejtësisë për t’u njohur kundrejt një qëndrimi që mund të mbajë ajo karshi një skandali të tillë. Them se duhet proceduar penalisht, por a e dini se çfarë do të ndodhë? Do të dënohet me 2 milionë lekë gjobë. E çfarë do të ndryshojë tek ai kjo gjë, do t’i ndryshojë qëndrimin ndaj mentalitetit, karshi vajzave dhe grave? Absolutisht jo! Kur ke parasysh që e gjithë Shqipëria është ngritur kundër këtij personi me këto shfaqje negative dhe kur familja e tij, shumë e tronditur, kërkon përulësisht falje, unë do të thosha shumë seriozisht që këtu duhet të ngrihen e të thonë fjalën e tyre institucionet, se tashmë kjo nuk është thjesht personale. Kjo ka marrë një nuancë kombëtare”, tha Theodhori. 

SHKARKO APP