Linjë direkte trageti Durrës-Rijeka. Ministri Dervishaj takon ambasadoren e Kroacisë

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ambasadoren e Kroacisë, Sonja Bujas Juraga.

Ministri Dervishaj dhe Ambasadorja Juraga, theksuan se marrëdhëniet politike mes dy shteteve janë të shkëlqyera, por duhet bërë më shumë në forcimin e raporteve ekonomike dhe në transport.

Ambasadorja Juraga, tha se shumë shpejt Shqipërinë do e vizitojnë përfaqësues të Portit të Rijekës, për të diskutuar nga afër me palën shqiptare për fillimin e një linje direkte trageti, Durrës-Rijeka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Dervishaj, deklaroi se një nga synimet e tij, është zhvillimi i transportit detar, që ka  potencial shumë të madh, por ende të pashfrytëzuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ambasadorja Juraga tha se ka interes në rritje nga pala kroate për vendosjen e një linje direkte fluturimi Zagreb-Tiranë.

Zoti Dervishaj tha se Ministria e Transportit, është e angazhuar maksimalisht, për të krijuar lehtësirat e nevojshme për të bërë të mundur vendosjen e një linje direkte trageti dhe ajrore mes dy vendeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?