Linjë e re direkte Tiranë-Zyrih me Chair Airlines
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) mirëpriti fluturimin inaugurues të kompanisë ajrore Chair Airlines, duke shënuar nisjen e linjës së re direkte Tiranë-Zyrih dhe zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të destinacioneve të aeroportit.
Linja e re ajrore do të operojë tre herë në javë, çdo të martë, të enjte dhe të shtunë, duke u ofruar udhëtarëve më shumë mundësi lidhjeje mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Sipas Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, hapja e kësaj linje të re kontribuon në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve, duke lehtësuar lëvizjen e pasagjerëve, zhvillimin e turizmit dhe shkëmbimet ekonomike.
KOHA JONË SONDAZH

