Liqenet e Lukovës, atraksioni i ri turistik

Krahas turizmit tradicional liqenor, në Pogradec së fundmi është duke u zhvilluar mjaft edhe turizmi malor. I njohur ndryshe si hiking, këtë mundësi e ofron Mokra me disa destinacione mjaft interesante natyrore, historike dhe kulturore.

Një prej tyre janë liqenet akullnajore të Lukovës, një destinacion, i cili së fundmi po vizitohen mjaft nga të rinjtë e zonës.

Disa të tillë nga Korça dhe Librazhdi, të apasionuar pas natyrës, i gjen në zonë me impresione mjaft të mira.

Për Ledi Zeqollarin, mësues historie, të ndjekësh shtegun drejt liqeneve të Lukovës gjatë rrugës ka edhe disa zona të tjera ku mund të ndalesh, si Ura e Golikut apo edhe Varret Ilire të Selcës.

Natyrisht, apeli për të ruajtur këto zona të virgjëra, nuk është ansjëherë i tepërt. Vitet e fundit, Korça dhe Pogradeci ecjen në mal dhe guidat janë duke i aplikuar si ofertë e re turistike për të dalë disi nga turizmi tradicional i këtyre zonave.

SHKARKO APP