Liri Berisha e Argita Malltezi në homazhet për Gerti Bogdanin: Do ta kujtojmë gjithmonë me shumë dashuri e respekt

Pjesë e ceremonisë ku po kryhen homazhe për largimin nga jeta të ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani, ishte edhe bashkëshortja e kreut të PD Liri Berisha dhe vajza e tij, Argita Malltezi.

Liri Berisha shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerit ndërsa shtoi se i ndjeri do të kujtohet gjithmonë me respekt e dashuri.

“Asgjë nuk ka vlerë në këto momente përveç jetës së tij që iku. Dua të shpreh ngushëllimin për prindërit e të ndjerit, të kalojnë momentet e vështira me Edlirën para të cilës dalin detyra të rënda. Shpreh ngushëllimet për miqtë dhe familjet. Do ta kujtojmë gjithmonë me shumë dashuri e respekt’, u shpreh ajo.

SHKARKO APP