Lirimi i Endrit Dokles, Felaj: Ja kush do ta hetojë gjyqtaren e Krujës, edhe paketa “Anti-KÇK” i godet prokurorët e gjyqtarët

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, deputetja socialiste, Ermonela Felaj, foli në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, për paketën “Anti-KÇK” të miratuar nga qeveria dhe që sot ka nisur punën për goditjen e krimit të organizuar.

Ndër të tjera, Felaj u ndal edhe te lirimi nga burgu i disa prej “kokave” të krimit, duke thënë se këta gjyqtarë dhe prokurorë nuk do t’i shpëtojnë hetimit.

Por, e pyetur nga drejtuesi i emisionit, Sokol Balla, se pse kjo paketë “Anti-KÇK” nuk do të hetojë këta gjyqtarë e prokurorë, që kanë liruar kriminelë, siç ishte rasti i bujshëm i Endrit Dokles, i liruar nga gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, deputetja tha se ata do të hetohen nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sokol Balla: Rama përmendi faktin që gjyqtarë dhe prokurorë po bëjnë golat e radhës, teksa janë duke ikur. “Jeta jote do jetë e vështirë”, tha Rama për gjyqtaren që liroi Endrit Doklen, por ky ligj të vetmit që nuk prek janë gjyqtarët dhe prokurorët. Pse kjo paketë nuk i përfshin këta gjykatës e prokurorë, që lirojnë kriminelë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Ermonela Felaj: Nuk mendoj që kjo paketë nuk i godet prokurorët e gjyqtarët. Për shkak të Reformës në Drejtësi, është krijuar në lloj boshllëku në sistem, që një pjesë po e shfrytëzojnë, të bindur se dhe ata nuk do e kalojnë dot testin e Vetingut. Lirimet nga burgu kanë qenë skandaloze dhe shërbejnë për të kuptuar se deri ku duhet të shkojë ushtrimi i fuqisë nga ligjvënësi. Ka rëndësi për të parë si është liruar Dokle. Gjykata ka ndjekur dy rrugë për lirimin e të dënuarve të tillë, rasti më i njohur ka qenë kur ka ndërhyrë Gjykata e Lartë, dhe të dënuarit e përjetshëm i ka ndryshuar në të dënuar me 24 vite burg, duke iu dhënë të drejtën për lirim.

Rasti i kësaj gjyqtareje të Krujës dhe të tjerëve, që kanë vepruar si ajo, do të trajtohet nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Në rastin kur gjyqtarë e prokurorë nuk do të veprojnë siç urdhëron ky ligj, do të nisë procedimi penal ndaj tyre. Rrethi i personave që ka për objekt ky akt normativ nuk është vetëm i atyre të shpallur në kërkim, por edhe atyre që janë nën hetim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?