Lirohen studentët: Nuk na dhunuan në polici

 

Lirohen 8 studentët e ndaluar sot për goditjen me gurë të automjetit të kryeministrit Edi Rama.

Pas disa orësh izolimi, policia vendosi t'i lërë të lirë studentët e përfshirë në këtë incident, ndërkohë mësohet se ata do të procedohen në gjendje të lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, përkundër pretendimeve të shprehura më herët, një prej studentëve të ndaluar deklaroi se në ambjentet e policisë nuk janë dhunuar .

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithsesi, pasi kanë dalë nga ambjentet e policisë, ata kanë ripërsëritur kundërshtitë e tyre për reformën në arsimin e lartë, duke theksuar se do të vijojnë ta kundërshtojnë në forma të ndryshme proteste.

Lirimi i tyre u prit me ovacione nga disa qindra studentë të tjerë të cilët qëndronin në ambjentet e jashtme të drejtorisë së policisë në mbështetje të kolegëve të tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?