Lirohet Gjiri i Krorëzës, Rama: Kishte rënë në flamat e zaptimit zhvirgjërues

Një tjetër plazh është liruar në kuadër të aksionit anti-informalitet. Gjiri i Krorëzës mbi të cilin kishte rënë ‘flama’ e zaptimit i është kthyer sot në normalitet. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili shprehet se nga sot simotra e mrekullueshme e Gjipesë i kthehet pushuesve. “Krorëza është një simotër e mrekullueshme e Gjipesë, ku njësoj si në Gjipe, kishte rënë flama e zaptimit zhvirgjërues të plazhit mahnitës e të natyrës magjike, që të kujton filmin e Uliksit. Por nga sot, edhe Gjiri i Krorëzës u çlirua dhe paqja mijëravjeçare u kthye në atë plazh, që i përket perlave të Kurorës Mesdhetare”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?