Lirohet kapiteni, egjiptiani mban peng marinarin

Një nga peshkatarët e marrë peng nga kapiteni egjiptian ka komunikuar në telefon me të afërm të tij, duke deklaruar se ndodhej në mes të detit.

Luan Mema ka telefonuar nëpërmjet telefonit të shtetasit egjiptian pronarin e anijes “Çelepia2”, Florian Celepia, duke i kërkuar ndihmë pasi siç thotë ai ndodhet në det të hapur.

Në peshkarexhë ndodhet vetëm njëri nga peshkatarët, ndërsa kapitali Dhimitër Malja mësohet se është nisur me anije nga Greqia drejt Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetasi egjiptian Adel Muhamed Sallam, këmbëngul që të marrë pagesën prej 70 mijë euro, duke i kërkuar që shumën ta nisin nëpërmjet Western Union.

Swiss Digital Mobile Reklama

Peshkarexha u rrëmbye më datë 22 qershor, kur anija e peshkimit u largua nga porti i Durrësit për në det të hapur, duke humbur kontaktet më pas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?