Lirohet Kreshnik Spahiu: Erion, Edvin, pas do më keni gjithë jetën

“Erion, Edvin sot bëtë gabimin e jetës! Dimri po shkon dhe pranvera po vjen, kur të vijë radha jonë, po hyre këtu brenda ti dhe Edi Rama nuk do të dilni kurrë. Pas do e keni Kreshnik Spahiun për gjithë jetën”.

Me një deklaratë të tillë, është shprehur sot para mediave kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, pasi është lënë i lirë nga ambientet e komisariatit nr.1, ku u shoqërua në mëngjes në kuadrin e një proteste para Bashkisë së Tiranës.

Më tej, duke iu drejtuar Veliajt, Spahiu tha se sot çdo qytetar shqiptar taksohet nga taksat e e larta, sepse kryebashkiaku sipas tij tenton të pushtojë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë, ashtu siç sipas tij, u pushtua Partia Socialiste.

Më tej, ai i ftoi qytetarët në protestë, duke thënë se gjykimi popullor po afron.

Ndërsa pyetjes nëse ishte marrë leje për zhvillimin e protestës ai iu përgjigj duke thënë se lejen ia ka dhënë Kushtetuta çdo qytetari shqiptar që të protestojë çdo ditë me mjete demorkatike dhe se kur diktatura instalohet, kryengritja është detyrë për çdo individ.

“Si mund të pushtojë parqe që nuk u pushtuan për dekada, si mundet nëntokën dhe parqet t’i ndajë me klientët e tij”, tha ndër të tjera Kreshnik Spahiu.

 

SHKARKO APP