Lirohet nga detyra kreu i Policisë Kufitare, Merkaj! Priten ndryshime në Drejtorinë e Tiranës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka firmosur largimin nga detyra të kreut të policisë kufitare Eduart Merkaj. Drejtuesi i ri i policisë kufitare prezantohet pasditen e sotme nga Nano. Merkaj do të transferohet në Akademinë e Sigurisë ku do të kalojë si efektiv.
Largimi i Merkaj është firmosur nga Nano ndërsa pritet që rokadë të ketë në disa drejtori qarqesh përfshirë edhe Tiranën dhe disa komisariate. Emri i ri i përzgjedhur nga Nano është efektiv policie nga radhët e policisë kufitare që do të drejtojë policinë kufitare.
Ndër detyrat e para që Nano ka kërkuar ka qenë edhe menaxhimi i mjeteve lundruese në vendet e përcaktuara me ligj për mos cenuar jetën dhe sigurinë e pushuesve.