Lirohet Tom Doshi, deputeti akuzon: Rama braktisi socialistët po i shërben Metës e LSI-së

 

Gjykata e Lartë ndryshon masën e sigurisë për deputetin Tom Doshi.

I bindur në pafajësinë e tij por dhe se ka thënë të vërtetën për skenarin e vrasjes” deputeti Tom Doshi deklaroi pas vendimit se “Rama e Meta po bëjnë presion që ai  të mos lirohet por prokurorët nuk mund të formulonin një akuzë”

Doshi akuzoi Ramën se ka braktisur socialistët dhe po i shërben Ilir Metës dhe  LSI-së.

Nga masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ku ishte prej datës 29 mars 2015, Tom Doshi do të jetë nën masën  sigurisë  “detyrim me paraqitje”, çka do të thotë se duhet të paraqitet në prokurori çdo të hënë në orën 10:00

Avokatët mbrojtës vlerësuan se ishin të gjitha rrethanat që lejonin revokumin e masës, sidomos konkluzionet e aktekspertimit.Avokati deklaroi s do të rikthehet në Kuvend.

 

SHKARKO APP