Lirohet Vladimir Gjuta nga burgu
Gjykata e Tiranës vendosi sot lirimin e menjëhershëm të Vladimir Gjutës, për arsye shëndetësore. Gjuta u la në burg në muajin qershor nga Gjykata, pas akuzave të ngritura ndaj tij për dhunë në familje.
Ne seancen e sotme, Gjykata argumentoi se akuza që rëndon ndaj tij, nuk u provua gjatë hetimit paraprak. Edhe për veprën tjetër penake, largim nga vendi ku po vuante dënimin, gjykata urdhëroi gjithashtu lirimin nga paraburgimi, pasi u pranua argumenti i avokatit i cili tha se Gjuta vuan nga probleme mendore.
Më herët, babai i tij Ferit Gjuta deklaroi për Top Channel se nuk ishte dhunuar nga i biri dhe për këtë arsye ai refuzoi të merrte urdhër mbrojtjeje.
Arrestimi i Gjutës u krye pas një feste familjare, në një kohë që ai ishte nën masën “arrest shtëpie”.

KOHA JONË SONDAZH

