Lista e zezë nga SHBA-ja, Likmeta: Test për PS dhe PD
Lista e zezë e SHBA për Ballkanin, me dy emra nga Shqipëria për Besar Likmetën vendos përballë testit të madh maxhorancën, por edhe opozitën. Ish-deputeti i PS-së Aqif Rakipi u sanksionua nga Departamenti i Thesarit.
“Goditja më e madhe vjen për modelin e të bërit politik në Shqipëri. Këto nuk ishin fakte të panjohura në Tiranë, por të injoruara. Maxhoranca është tashmë përballë një testi të madh, a do të bëjë akoma biznes me këtë njeri dhe të refuzojë vendimin e Shteteve të Bashkuara, apo do të zgjedhë atë që ka predikuar tashmë për opozitën shqiptare? Gjithashtu do të përbëjë një test edhe për Partinë Demokratike, pasi ka edhe liderin historik që ka marrë një përcaktim të tillë”.
Po ashtu gazetari i ”Birn”, thotë se dy përcaktimet e fundit nga Departamenti i Thesarit janë të ngjashme me ato të bëra ndaj oligarkëve rusë, si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.
“Ato kanë edhe pasoja ekonomike. Për faktin se përcaktime të tilla merren parasysh nga të gjitha bankat në të gjithë botën, në mënyrë që institucionet financiare të mos bëjnë biznes me persona të tillë”,-tha për ”A2cnn”.