”Listat e Bashës, çështje pazari”, Gjikondi: S’mund të rinegociojë me Berishën për zgjedhjet 2025
Brizida Gjikondi thotë se Lulzim Basha duke shtyrë publikimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, po përpiqet të bëjë pazar. E pyetur nëse ka gjasa që të përsëritet skenari i 14 Majit, që në disa bashki nuk vendosi kandidatë, tha “Unë mendoj që është më shumë çështje pazari që përpiqet të marrë ose shikojë se kush do të ikë por duke ditur se lista e deputetëve të republikën shqiptare nuk ka idealistë, shumica janë pragmatistë, ai e ka si moment pazari. Unë e shoh si shtyrje ankandi dhe jo një vizion politikani që asnjëherë nuk na ka zhgënjyer dhe ka qenë një model. Personalisht e shikoj si një shtyrje ankandi”