Listat në Durrës, PD kallëzim penal në Prokurori
Partia Demokratike i çon në Prokurori akuzat e bëra dje publike, se po tentohet manipulimi i zgjedhjeve në Durrës, nëpërmjet shtimit të emrave nëpër listat e zgjedhësve. Deputeti Arben Ristani dhe Edmond Spaho njoftuan sot se kanë njoftuar Prokurorinë duke kërkuar hetim për këtë çështje.
Deputetët shtojnë madje se kaë dorëzuar prova për këtë. “Njoftuam prokurorin për manipulimin e listave. Kërkuam hetim të shpejtë për këtë çështje. Kemi bërë kallëzim penal për çështjen e Durrësit”, tha Ristani.
“Edhe PS e ka pranuar skandalin në Durrës. Më habiti deklarata e Vangjush Dakos. Atje po preken zgjedhjet e lira, ne dorëzuam provat. 2700 persona janë futur në listat e zgjedhësve”,deklaroi Spaho. Në prag të zgjedhjeve lokale, Partia Demokratike ka akuzuar kandidatin e mazhorancës për bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, se po tenton të manipulojë zgjedhjet e 21 qershorit.
Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat Edmond Spaho ka denoncuar rritjen e numrit të personave të regjistruar gjatë muajve të fundit në regjistrin civil të Durrësit, duke u shtuar si banorë të këtij qyteti. Duke e cilësuar këtë një “skandal në prag të zgjedhjeve”, Spaho thotë se me rritjen fiktive të numrit të zgjedhësve, “Dako po tenton të manipulojë zgjedhjet”.
KOHA JONË SONDAZH

