FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LIVE në protestë, qytetarët shtyjnë dhe lagin me ujë gazetaren! AGSH: Cenim i rëndë

Në mënyrë të paprecendentë, një gazetare u dhunua fizikisht dhe verbalisht sot në sheshin para Kryeministrisë nga një grup protestuesish, teksa raportonte dhe i jepte zë tubimit të tyre. Gazetarja e ”Top News”, Keida Muka po raportonte drejtpërdrejtë për publikun e gjerë, ku disa qytetarë filluan të shtyjnë dhe lagin me ujë. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, që përmes një deklarate publike dënoi me forcë sulmin fizik dhe pengimin e ushtrimit të detyrës ndaj gazetares.

“Asnjë gazetar nuk duhet të bëhet objekt dhune, kërcënimi apo intimidimi për shkak të punës së tij. Sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë një cenim të rëndë të lirisë së medias dhe të së drejtës së publikut për t’u informuar.

AGSH rithekson se e drejta për të protestuar është një e drejtë themelore demokratike, por ajo nuk mund të shndërrohet në justifikim për sulme ndaj gazetarëve dhe ekipeve mediatike që janë në terren për të pasqyruar ngjarjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

I bëjmë thirrje koordinatorëve të protestës dhe të gjithë pjesëmarrësve të respektojnë punën e gazetarëve, pavarësisht qëndrimeve ndaj mediave. Po ashtu, u kërkojmë autoriteteve të identifikojnë autorët e incidentit dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore”,– thuhet në reagimin e AGSH-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?