Koncert madhështor për shenjtërimin e Nënë Terezës në Vatikan (FOTO/VIDEO)
Në Vatikan u mbajt mbrëmjen e sotme koncerti kushtuar Nënë Terezës. Koncerti po mbahet në “Basilica di San Paolo Fuori le mura”, ku interpretuan artistët më të njohur shqiptarë në botë.
Në koncert u dëgjua edhe himni i Nënë Terezës “Valsi Hyjnor” me muzikë të Lorenc Antonit e me vargjet e poezisë “Lamtumirë” të shkruar nga Nënë Tereza gjatë udhëtimit të saj nga Irlanda në Kalkutë.
Himni u këndua nga soprano Inva Mula e shoqëruar nga Filarmonia dhe kori i Kosovës me orkestrant nga Shqipëria e Maqedonia.
Pjesëmarrës në këtë aktivitetet ishin emra të njohur të muzikës botërore si këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, sopranot e famshme, Inva Mula, Ermonela Jaho etj. Zyrtarët thanë gjithashtu se presin që në koncert dhe në shenjtërimin e Nënë Terezës të ketë një numër të lartë shqiptarësh.
Ndërkohë, Këngëtarja Rita Ora këndoi së bashku me tenorin Saimir Pirgu këngën “What Child is This”. Nga ana tjetër, këngëtarja Ermonela Jaho këndoi himin “Panis Angelicus” (Bukë për engjëjt), një liturgji e shkruar nga Shën Tomazo d’Aquino.
Koncerti për shenjtërimin e Nënë Terezës u transmetua në kanalin zyrtar të Vatikanit.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=qV7zIBL3Pu4″ width=”560″ height=”315″]