Llalla: Bashkëpunim me policinë për intensifikimin e luftës ndaj drogës
Kryeprokurori Adriatik Llalla gjatë një takimi ka kërkuar nga prokurorët e rretheve rritjen e bashkëpunimit me policinë dhe organet e tjera ligjzbatuese në luftën kundër kultivimit e trafikut të drogës, korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Llalla u ka kërkuar vartësve të tij që të intensifikojnë punën dhe të mos neglizhojnë asnjë cështje.
“Duhet të intensifikoni punën në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe drogës.
Nuk duhet të ketë neglizhencë dhe ulje të cilësis së punës dhe pse ka nisur zbatimi i reformës.
Duhet të bashkëpunoni me policinë dhe cdo institucion ligjzbatues për luftën ndaj kanabisit” tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

