Llatja: Mbillen 6000 fidanë pisha, i japin frymëmarrje të re liqenit të Valeshit

6 mijë fidanë pishe të reja janë mbjellë pranë liqenit të Valeshit, në një zonë që ka vuajtur nga erozioni. Ky projekt, i udhëhequr nga Bashkia Elbasan me pjesëmarrjen e kryetarit Gledian Llatja, ka për qëllim rikthimin e gjelbërimit dhe rigjenerimin e kësaj zone me rëndësi të veçantë për biodiversitetin dhe ekosistemin lokal.
Pisha, e njohur për vetitë e saj për të parandaluar erozionin dhe për të përmirësuar cilësinë e ajrit, do të ndihmojë në krijimin e një ekuilibri natyror afatgjatë, duke e bërë zonën një atraksion më tërheqës për banorët dhe vizitorët. Liqeni i Valeshit, tashmë i rrethuar nga këto fidane të reja, pritet të shndërrohet në një simbol të harmonisë midis njeriut dhe natyrës.
Kreu i Bashkisë z. Gledian Llatja theksoi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit si një detyrim për brezat e ardhshëm, duke vënë në dukje se çdo pemë e mbjellë është një investim në të ardhmen e qytetit dhe komunitetit tonë. Kjo nismë përfshihet në një plan më të gjerë të Bashkisë Elbasan për të shtuar sipërfaqet e gjelbëruara dhe për të adresuar sfidat mjedisore që përballon qyteti dhe zonat përreth.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?