Lleshaj, ambasadorja franceze: Rama e Meta të gjejnë zgjidhje

Nga Korça, ambasadorja franceze, Christine Vasak, komentoi ngërçin institucional mes Presidentit e Kryeministrit për mosdekretimin e Sandër Lleshaj si ministër të Brendshëm. Sipas diplomates, Rama dhe Meta kanë eksperiencën e pjekurinë e duhur për të gjetur zgjidhje. Vasak kërkoi zgjidhje urgjente për Gjykatën Kushtetuese pasi theksoi se kthimi i saj në funksion është i nevojshëm për demokracinë në vend.

“Unë mund të reagoj si juriste, por nuk më takon mua dhe kolegëve të mi të reagojmë për këtë situatë. Mendoj që, si kryeministri, ashtu edhe presidenti janë persona me eksperiencë në politikë që kanë shkëmbime permanente mes tyre dhe që, e dinë shumë mirë se çfarë duhet të ndodhë. Është e nevojshme, si në këndvështrimin e politikës së brendshme, ashtu edhe për politikën e jashtme dhe këtu duhet të kemi besim tek autoritetet kompetente që të gjejnë një zgjidhje, sepse vërtet është urgjente. Ecuria e Shqipërisë është e qartë ashtu siç është gjurmuar, ose janë ngritur vijat e përgjithshme 26 qershorin e vitit të kaluar dhe këtu bën pjesë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e të tjerat që ju i dini.  Iniciativa domethënëse janë ndërmarrë, por duhet të ndiqen dhe të thjeshtohen. Duhet të kemi besim në autoritetet shqiptare për të ndjekur realizimin e objektivave sepse koha shpejton”,-tha Vasak.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?