Lleshaj-Policisë: Të kapen personat e shpallur në kërkim

Grabitja e Rinasit bëri që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj të rikthejë vëmendjen te personat e shpallur në kërkim. Në mbledhjen e taskforcës qendrore ai kërkoi angazhim maksimal nga Policia për të ulur numrin e listës që siç tha ai, është treshifrore.

Kultivimi i bimëve narkotike është një tjetër problem shqetësues ndërsa sipas Lleshajt, në disa qarqe, grupe kriminale shfrytëzojnë trafikun e këtyre lëndëve. Për këtë ai dha një afat për Policinë.

Më 15 qershor do të nisë monitorimi nga ajri. Ministri i Brendshëm kërkoi dhe angazhim maksimal për zgjedhjet vendore në mënyrë që çdo qytetar të votojë. Një tjetër pikë është edhe menaxhimi i kufijve. Për këtë Lleshaj tha se nuk duhet të arrestohen emigrantët që hyjnë ilegalisht në vendin tonë por grupet kriminale që qëndrojnë pas tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?