Lleshaj reagon për policët: 13 të lënduar
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, përmes një postimi në Twitter, flet për policët që kanë mbetur të lënduar dhe aspak për dhunën e Forcave të Rendit mbi protestuesit dhe mbi ish-deputetët. ”13 policë janë lënduar nga dhuna ekstreme e organizuar dhe drejtuar në mënyrë politike. Përsëris thirrjen ndaj qytetarëve që të distancohen nga grupi që sulmon Policinë dhe institucionet”,-shkruan Lleshaj.
13 policë janë lënduar nga dhuna ekstreme e organizuar dhe drejtuar në mënyrë politike.
Përsëris thirrjen ndaj qytetarëve që të distancohen nga grupi që sulmon Policinë dhe institucionet!— Sandër Lleshaj (@SanderLleshaj) May 11, 2019
KOHA JONË SONDAZH

