Lleshaj tregon pse NATO zgjodhi Shqipërinë për bazën e saj të vetme në Ballkan: Ja përfitimet ekonomike

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj flet për bazën ushtarake të NATO-s në Kuçovë, ku shpjegoi po ashtu përse u zgjodh Shqipëria për vendosjen e një baze të tillë të NATO-s.

“Nga gjashtë vendet e atij që ne quajmë Ballkani Perëndimor, edhe po të përpiqeshe ta bëjë ndryshe, nuk mund të gjeje një vend më të përshtatshëm. Nga na gjeografike, politike. Shqipëria është një vend i stabilizuar. Kemi kontribuar prej vitesh në NATO. Vendet e tjera janë ende vende pastabilizuara, në kuptimin e parametrave që kërkon NATO, për të ndërtuar një bazë”,-tha në ”A2cnn”.

Për të Shqipëria ishte një zgjidhje e pashmangshme qoftë edhe për konsistencën që ka treguar sa i përket gatishmërisë për të treguar se është një partner i qëndrueshëm i Aleancës së Atlantikut verior.

Ado të ketë përfitime ekonomike zona ku ndodhet baza? Lleshaj thotë që impakti do të jetë pozitiv për banorët e zonës. Dhe, ish-ministri beson se do të ketë vijueshmëri me projekte të ardhshme.

“Ardhja është, një shenjë e mirë. Një lloj fare që besoj se do të ketë një vijueshmëri. E rëndësishme është të bëhet një adresë e NATO, ku do të ulen avionë, do të vijnë njerëz. E rëndësishme është të jesh në hartë. Jam optimist se kjo do të vijojë jo vetëm në aspektin ajror, por edhe detar”.

Baza e Kuçovës është përkthyer nga shumëkush edhe si një mesazh i qartë i dërguar në drejtim të Rusisë, e cila ka Serbinë, si satelitin e saj në Ballkan, në një kohë kur situata në kufi me Kosovën ka qenë e tensionuar.

SHKARKO APP