Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:17 Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s Elseid Hysaj ka hyrë zyrtarisht në historinë e futbollit shqiptar. Mbrojtësi kuqezi është bërë futbollisti i parë që arrin kuotën e 100 ndeshjeve me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lleshaj uron Kadarenë për datëlindje, zbulon bisedën e fundit: Të çon nëpër tema të mëdha

Aktualitet E enjte, 28 Janar 2021 13:10
Lleshaj uron Kadarenë për datëlindje, zbulon bisedën e fundit: Të çon nëpër tema të mëdha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka uruar shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare, në 85 vjetorin e lindjes së tij. Lleshaj shkruan se Kadare nuk do perceptojë ndonjëherë realisht kufirin midis tyre.

”Kam bindjen se Kadare as nuk e ka ndonjë përkufizim për jetën e përtejme, për arsyen e rrallë se, paralelisht me jetën e përtejme krejt si të tjerët, ai e di mirë se do të vijojë të ketë edhe jetën e këtejme, ndryshe nga shumica e të tjerëve. I sigurtë për të këtejmen ai e sheh krejt i qetë, deri me mospërfillje atë tjetrën. Madje, mua më duket si ai as nuk do ta perceptojë ndonjëherë realisht kufirin midis tyre”,-shkruan ndër të tjera Lleshaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ish-ministri tregon se e ka takuar pak ditë më parë Kadarenë me të cilin bisedoi për tema të mëdha, ku Shqipëria mbetet kryetema. ”Kadarenë e takova përpara disa ditësh. Ishte një ndër ato ditët vërtet të ftohta të këtij dimri, e cila megjithatë nuk na pengoi për një shëtitje përgjatë detit plot dallgë. Më pas, pranë zjarrit, shijova privilegjin e një bisedë të rrallë, që si përherë të çon nëpër tema të mëdha, ku Shqipëria mbetet kryetema”, vijon Lleshaj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shkrimi i plotë

I PASKAJSHMI KADARE

Kadarenë e takova përpara disa ditësh. Ishte një ndër ato ditët vërtet të ftohta të këtij dimri, e cila megjithatë nuk na pengoi për një shëtitje përgjatë detit plot dallgë. Më pas, pranë zjarrit, shijova privilegjin e një bisedë të rrallë, që si përherë të çon nëpër tema të mëdha, ku Shqipëria mbetet kryetema. Në jetën e tij, Kadare ka qenë përherë sfidues dhe jo rrallëherë shpërfillës. Në këtë stinën e epërme të jetës, ai duket se sfidën dhe shpërfilljen tashmë i rezervon kryesisht për kohën.

Mund t'ju interesojë

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Para 10 minutash
Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 44 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 1 ore

I plotësuar si rrallëkush që prek majat; sovran mbi një korpus veprash, për të cilat tashmë ai e ka të vështirë të ketë edhe inventarin e plotë për shkak të botimeve të panumërta në gjuhë e vende të ndryshme; i qartë për skajet e jetës biologike por edhe për paskajshmërinë e jetës së tij letrare ai është sot më i qetë se kurrë. Ndryshe nga shumë njerëz të tjerë të moshës së tij, që nxitojnë të mbyllin punët e pakryera, të shkruajnë kujtimet e pashkruara apo të njohin çaste të panjohura nën trysninë e kohës së pamjaftueshme, Kadare mbretëron universin e veprës së tij krejt larg këtyre shqetësimeve.

Kryerja e punëve deri në përkryerje bën që ai sot ta shohë me qetësi kohën që ka kaluar dhe atë që vjen. Kam përshtypjen se ai është krejt shpërfillës ndaj asaj që vjen dhe, deri diku, duket sikur argëtohet me vitet që shkojnë, duke i konsideruar ato më shumë si trofe të fituara se sa si kohë e shkuar.

Kam bindjen se Kadare as nuk e ka ndonjë përkufizim për jetën e përtejme, për arsyen e rrallë se, paralelisht me jetën e përtejme krejt si të tjerët, ai e di mirë se do të vijojë të ketë edhe jetën e këtejme, ndryshe nga shumica e të tjerëve. I sigurtë për të këtejmen ai e sheh krejt i qetë, deri me mospërfillje atë tjetrën.Madje, mua më duket si ai as nuk do ta perceptojë ndonjëherë realisht kufirin midis tyre. GËZUAR DITËLINDJEN MJESHTËR!

Etiketat e lidhura

Ismail KadareSandër Lleshaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s
Para 2 minutash

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 10 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 16 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë
Para 18 minutash

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qi...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.