“Lleshi”, Nazarko rrëfen: Si Meidani ia ktheu Nanos kandidaturat e 8 ministrave

Në cilësinë e Këshilltarit të ish-Presidentit Rexhep Meidani, Mentor Nazarko i ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili në Top Channel tregoi një rast mosdekretimi të 8 ministrave të propozuar nga ish-kryeministri Fatos Nano.

“Ka një element të përbashkët që është nevoja e konsultimit paraprak mes kryeministrit dhe presidentit. Presidenti duhet konsultuar. Në rastin e Mejdanit ai ka funksionuar në dy kuadro të Kushtetutës. Një ishte ajo që ishte edhe Berisha president dhe që është amenduar duke kufizuar pushtetin presidentit, veçanërisht në pjesën e kontrollit në fushën e drejtësisë.  Meidani për shkak të karrierës së vetë, sado të shkurtër i ka rezervuar vetë Nanos që të fillojnë konsultimet. Nano propozoi zëvendësimin e 8 ministrave pa asnjë informacion. Sipas kushtetueses duhet të ketë argumenta dhe biseda qe që nuk mund të zëvendësosh se i bie të mos kesh bërë asgjë si kryeministër. Duke e ruajtuar debatin Meidani nuk e firmosi në shenjë distancimi. Edhe në momentin kur i dekretoi nuk i dekretoi të gjithë njëkohësisht, por një nga një duke imponuar një standard.”, u shpreh Nazarko.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?