Llixhat e Peshkopisë pa kushte, pushuesit ankohen për infrastrukturën
Të njohura për vlerat kurative të ujërave Termalë, llixhat e Peshkopisë çdo vit presin mijëra pushues që kërkojnë shërim.
Por frekuentuesit e këtyre banjove termale ankohen për kushtet dhe infrastrukturën që sipas tyre lë për të dëshiruar ndaj numri i vizitorëve po shënon rënie.
Pushuese: “Vaskat janë të hapura, të çara.”
Situatën shqetësuese e pranojnë edhe pronarët e hotelve akomoduese, të cilët flasin për një rënie me 40% të prenotimeve në krahasim më vitin e kaluar.
Kushtet e banjave termale sipas tyre, po i çojnë klientët e tyre drejt Elbasanit apo fushë Krujës
Biznesmen: “Llixhat janë më dobët se çdo vit.”
Biznesmen: “Investim nuk ka pasur, vetëm mirëmbajtje.”
Pak javë më parë, Ujërat Termale të Peshkopisë u bënë objekt debatesh pas tentativës për dhënien e burime në shfrytëzim nga privatët, projekt që u anulua pas protestave të qytetarëve dibranë.
KOHA JONË SONDAZH

