Llogaritja e fundit: Fati i Kombëtares varet nga Hungaria
Shanset e skuadrës tonë përfaqësuese për të kaluar në fazën me eliminim direkt u minimizuan ndjeshëm ditën e djeshme pas fitores 2-0 të Turqisë kundër Republikës Çeke.
Nga momenti i fitores madhështore ndaj Rumanisë ishin në tryezë 5 kombinime që favorizonin kuqezinjtë, fitorja 3-0 e Anglisë ndaj Sllovakisë, diçka që nuk ndodhi pas takimi u mbyll pa gola, më pas prisnim Gjermaninë të shënonte 4 herë dhe të mos pësonte kundër Irlandës së Veriut, por gjermanët megjithëse patën një mori rastesh realizuan vetëm një gol.
Tashmë opsionet janë ngushtuar dhe sot do të kuptohet përfundimisht fati i kuqezinjve. E para dhe më kryesorja duhet që në ndeshjen e orës 18:00 Hungaria të fitojë ndaj Portugalisë, nëse kjo nuk ndodh atëherë zyrtarisht përfundon rrugëtimi në Euro 2016 për kombëtaren shqiptare, nëse hungarezët thyejnë përfaqësuesen luzitane, atëherë duhet që Italia të mos humbasë ndaj Irlandës dhe Belgjika po ashtu të mos pësoja disfatë kundër Suedisë, pra dhe barazimi në të dy këto takime do na bënte punë.
Gjithsesi përpara se të përqëndrohemi tek ndeshjet e darkës, duhet të mbështesin Hungarinë, fati i kuqezinjve varet nga këmbët e skuadrës së Bern Strock. Gjithsesi edhe nëse nuk ndodh asnjë kombinim i favorshëm , askush nuk e mohon që kombëtarja shqiptare la gjurmë në debutimin mes më të mëdhenjve.
KOHA JONË SONDAZH

