Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 08:01 Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale Japonia synon të bëhet fuqia e tretë botërore në inteligjencën artificiale, pas SHBA-së dhe Kinës, sipas një drafti të politikave të sigurisë ekonomike që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

Aktualitet
E martë, 3 Nëntor 2026 19:10
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Besar Likmeta (BIRN)-

Pagesat për lobimin në Shtetet e Bashkuara në emër të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të vëllait të tij, Arbër Veliaj, arritën në rreth 550 mijë dollarë deri në fund të shtatorit 2026. Studioja ligjore amerikane Kasowitz LLP deklaroi se kishte marrë 120 mijë dollarë nga Arbër Veliaj në pesë pagesa nga 16 prilli deri më 9 shtator. Këto iu shtuan rreth 430 mijë dollarëve të paguar deri në fund të marsit.

Në deklarimin e dorëzuar më 22 tetor në Departamentin amerikan të Drejtësisë, Kasowitz tha se kishte informuar senatorë, anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe stafet e tyre për paraburgimin e kryebashkiakut të Tiranës dhe çështjet që lidhen me mbarëvajtjen e procesit ligjor ndaj e tij, si dhe informacion “për financimin dhe trajnimin nga SHBA-ja të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë (SPAK)”

Mes ligjvënësve të kontaktuar kishte edhe anëtarë të grupit për Shqipërinë në të dyja dhomat e Kongresit

Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, një ditë pasi Gjykata e Posaçme caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”. SPAK akuzon kryebashkiakun dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, se përdorën një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse për të përfituar nga fondet publike dhe nga pagesat e biznesmenëve me kontrata me Bashkinë e Tiranës. Veliaj i kundërshton akuzat dhe ka sfiduar ligjshmërinë e procedurave të hetimit dhe të paraburgimit. Në shtator, Gjykata e Lartë la në fuqi masën e arrestit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Studioja raportoi komunikime me zyrat e senatorëve Cory Booker, Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen, si dhe një takim virtual me zyrën e senatorit John Cornyn më 18 shtator. Regjistri përfshin gjithashtu një email drejtuar Ambasadës së SHBA-së në Tiranë më 4 maj dhe një komunikim me Departamentin e Shtetit më 24 shtator.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

BIRN raportoi në qershor se Arbër Veliaj kishte paguar rreth 220 mijë dollarë kryesisht në gusht dhe shtator 2025. Nga tetori 2025 deri në mars 2026, ai pagoi edhe 209,945 dollarë në tetë këste. Gjatë këtij gjashtëmujori, Kasowitz kontaktoi stafet e të paktën 15 senatorëve dhe rreth 19 zyra të anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Para 2 orësh
Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Para 2 orësh
Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Para 9 orësh

Në shkurt, studioja kërkoi një takim me OPDAT-in, zyrën e Departamentit amerikan të Drejtësisë që ka mbështetur reformën në drejtësi në Shqipëri. Në një përgjigje për BIRN në qershor, Kasowitz tha se iu drejtua kësaj zyre për shkak të rolit të saj në krijimin dhe mbështetjen e SPAK-ut. Studioja tha se lobimi synonte të mbronte të drejtat e Veliajt dhe se e konsideronte përdorimin e paraburgimit në rastin e tij të motivuar politikisht./BIRN

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale
Para 15 minutash

Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C
Para 2 orësh

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 10 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 10 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

3 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 15 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

4 Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.