Lojërat Olimpike, Luiza Gega: Do të jap maksimumin

Atletja më e suksesshme për momentin pas arritjeve në kampionatet ndërkombëtare dhe jo vetëm, është Luiza Gega. Ajo së bashku me peshngritësin Briken Calja janë zyrtarisht të kualifikuar në Lojërat Olimpike Tokio 2021.

“Gjithmonë për një atlet, pjesëmarrja në Lojërat Olimpike është një emocion i papërshkrueshëm. Ti merr atë titullin ”sportist olimpist” që të rrit dhe më shumë vlerat dhe besimin në vetvete. Edhe pse kam shumë kohë në pistë dhe tani quhem një atlete profesioniste kur vjen fjala tek Tokio 2020, motivimi është maksimal”,-tha Gega. Pritshmëritë janë të mëdha ndonëse vështirësia është maksimale. Po ashtu ajo flet për mbështetjetjen e sportistëve të Tokios.

“Aq sa jam vënë unë në dijeni, Komiteti Olimpik ofron një bursë vetëm për personat që do të jenë pjesë e Tokio 2020. Pra fokusi për ata në këtë periudhë është të ndihmojë sportistët olimpist. Deri tani vetëm unë dhe Brikeni në peshëngritje kemi arritur të sigurojmë kualifikimin zyrtarisht në këto lojra ndërsa Matvei Petrov është me ftesë. Pjesa tjetër e skuadrës mbetet për tu parë”.

SHKARKO APP