Lojtari i Vllaznisë në gjendje kome, transportohet me helikopter në Tiranë

Mbrojtësi i Vllaznisë Ardenis Gurishta ka mbetur i dëmtuar rëndë gjatë ndeshjes me Vllaznia-Laçi, i cili ka rënë në gjendje kome.

Gjatë një dyluftimi me lojtarin e Laçit, Vildano Nimani, Gurishta pësoi dëmtim në kokë dhe u transportua me helikopter në Tiranë për të marrë mjekim më të specializuar.

Ndërhyrja ishte shumë e ashpër, saqë arbitri e ndëshkoi me karton të kuq Nimanin pas përplasjes së fortë. Përsa i përket ndeshjes, gjithçka u mbyll në barazim pa gola në Shkodër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?