Londer, bankieri ndalon kriminelin me hanxhar

Reagim i pabesueshëm në Londër, bankieri ndalon kriminelin me hanxhar

Një reagim i pabesueshëm publik ka ndodhur në rrugët e Londrës këtë fundjavë, kur një punonjës i City Bank në kryeqendrën britanike, ka shfaqur një guxim të çmendur për të parandaluar në grabitje. (Fotot)

Një bandë e armatosur me armë të ftohta kishte sulmuar një dyqan orësh dhe diamantesh.

Një person hyri në dyqan duke marrë sende me vlerë mijëra Paund ndërsa grabitësi tjetër priste me motor. Të gjithë njerëzit u frikësuan por bankieri me kollare dhe kostum, nuk pranoi të prapsej duke tentuar të ndalte grabitësit.

Heroi i kohëve moderne iu var grabitësve me armë, pavarësisht se ishte i kërcënuar nga një hanxhar në dorë, në ngjarjen e ndodhur në dyqanin “Carr Watches and Diamonds” në Liverpool Street, në Londër. Falë tij, një grabitës u arrestua dhe dy janë në kërkim.

SHKARKO APP