Londër, goditet me thikë për vdekje Asim Marku. Kapet autori shqiptar

 

Policia londineze Scotland Yard thotë se ka ngritur akuzat ndaj një shtetasi shqiptar për vrasje.

I arrestuari është Hysni Avdyli, 43 vjec, i cili mbrëmjen e të enjtes 16 prill, goditi me thikë në rrugën Lea Bridge Road, E10, 34 vjecarin shqiptar Asim Marku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Viktima ka ndërruar jetë në spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vrasja e Asim Markut, sic njoftojnë mediat lokale, ndodhi në lokalin  La Dolce Vita në zonën e Leyton në Lindje të Londrës.

Dëshmitarja okulare Sharifa Master, tha se:

“Dëgjova një zhurmë dhe mendova se dicka po ndodhte. Nuk i kuptoja se cfarë ata thonin, pasi nuk flisnin anglisht. Pashë më pas që erdhën dy makina dhe një burrë hyri me shpejtësi në njërën prej dy makinave”.

Detektivët që po hetojnë këtë vrasje kanë deklaruar se ata besojnë për një grindje të disa orëve më parë e cila përfundoi më pas në vrasje.

Gazeta The Guardian e zonës Epping Fores në faqen online shkruan se pronar i lokalit ku ndodhi vrasja, është e Myrteza Hilajt.

Në të shkuarën banorët lokal kanë njoftuar policinë për zhurmën që shkaktohej brënda tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?