Lorenc Vangjeli, këshilltar i Metës:Prisni se do të dëgjoni gjëra të çuditshme për çështjen “Doshi”

 

Ne emisionin "Opinion" te Blendi Fevziut keshilltari i zotit Ilir Meta, ne studion televizive deklaroi se prisni se nuk eshte siç thuhet, pasi do te dalin gjera surprize. Mund te jete krejt tjeter loja. Por duroni !- thote Vangjeli-se mund te dalë ndryshe puna. Nderkohe mesohet se neser do te dale per te folur edhe deputeti tjeter , Mhill Fufi,per te sqaruar publikun. Edhe Fufi ishte ne liste per tu vrare,sipas Tom Doshit.

Qetesia e keshilltarit te kryeparlamentarit Meta tregon se mundet te kene burime e fakte krejt te tjera nga ato te deputetit Doshi.Sot doli Petrit Vasili i LSI dhe akuzoi nje pulari ne Koplik qe e ka thurrur gjithçka pasi bashkepronar te ketij kompleksi pularie jane Tom Doshi dhe Dritan Prifti. Ky i fundit njihet si antiMeta dhe qe nxori videot e famshme qe shkaktuan doreheqjen e Metes ne kohen kur ishte zv/kryeminister. Dhe qe atehere Dritan Prifti eshte armik me Meten. Lorenc Vangjeli la te kuptohej se ka gjera krejt te tjera ne lidhje me rrezikun e Doshit e jo siç thuhet sot. Aq me teper qe analisti Artan Hoxha qe njihet per prirje te djathta tha se ka shume nonsense ne ate çka deklaron Doshi. Flitet se e kane porositur kete qe kane arrestuar te vriste,porse dalin dy veta, sipas burimeve, nga zona e ish-Bllokut, te cilet kane ikur ne Gjermani dhe meqenese ata, te dy, paskan lokalin diku afer shtepise se Ilir Metes mundet te jete Meta ne kete loje ! Nje variant tjeter qe u tha eshte se si ka mundesi qe Doshi paska shkuar te ankohej dhe te siguronte mbrojtje pikerisht tek Ilir Meta, ky qe paska urdheruar vrasjet e dy deputeteve. Artan Hoxha theksoi se edhe kjo eshte nonsens.

Por Policia dhe Prokuroria duhet te nxitojne te gjejne autoret dhe aresyen e vertete, si dhe ruhet jeta e deputetit Doshi. Burime te rezervuara po hetojne edhe ne disa pista te tjera. Nje piste jane konfliktet e mundshme nga bizneset e Doshit, por per momentin jane perqendruar tek akuza dhe emrat qe ka deklaruar zoti Doshi. Jane angazhuar prokuroret dhe specialistet me te mire te Policise per hetimin e kesaj çeshtje.Po hetohet se pse nuk eshte bere kallzimi nga Doshi si dhe perse nuk ka hetuar ne menyre te pavarur Prokuroria para 6 muajve.

 

SHKARKO APP