Lot e dhimbje për Muhamet Likon, prekin parodistët dhe e bija
Ditën e djeshme u nda nga jeta për shkak të një ataku kardiak, aktori i njohur i humorit shqiptar Muhamet Liko, një nga katër “Parodistët e Vlorës”.
Ai është përcjellë mes dhimbjesh dhe lotësh për në banesën e fundit, ndërkohë që në nder të tij janë zhvilluar homazhe në Teatrin “Petro Marko” të qytetit të Vlorës.
Vajza e aktorit të ndjerë, Alkida Liko ka prekur me fjalët për të atin, i cili për të ishte një idhull:
“O jeta ime, o Dritë o shpirt o dashuri e përjetshme, me helmove zemrën, me morre jetën dhe mua. Të Dua pafundësisht shumë . Idhulli Krenaria ime Forca ime Jeta ime. U prehsh në Paqe o Engjelli im,”-përfundon Alkida në rrjete sociale.
Në fotot e homazheve në Vlorë shohim miq e kolegë të cilët lotojnë me ngashëri për aktorin. Tejet të prekur janë padyshim pjesëtarët e tjerë të grupit “Paroditët e Vlorës”.
Muhamet Liko vuante prej kohësh nga zemra dhe ndodhej në Itali për kurim. Ai do të kujtohet gjithnjë për humorin dhe artin e tij.
Liko ishte nderuar me shumë tituj dhe çmime ndërsa së fundmi ishte vlerësuar nga Presidenti i Republikes me titullin “Mjeshter i madh”.