Lotaria amerikane, vijojnë problemet me serverin

Për shkak të mbingarkesës së serverit, një pjesë aplikuesve të lotarisë amerikane nuk janë ende me rezultatet edhe pse përgjigjet kanë dalë prej dy ditësh. Ditën e enjte, Ambasada e Amerikës ka njoftuar fituesit se duhet të plotësojnë një formular që gjendet në faqen e saj zyrtare.

“This site can’t be reached”. Me këtë njoftim janë përballur një pjesë e madhe e aplikuesve të lotarisë amerikane. Dy ditë pas daljes së përgjigjeve, serveri vijon të jetë i mbingarkuar dhe rezultatet nuk mund të shihen nga të gjithë. Ata që janë njohur me përgjigjet dhe fati i ka bërë fitues, duhet të plotësojnë një formular që gjendet në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane.

Për shumë të rinj shqiptarë, Amerika vijon të mbetet vendi ku dëshirojnë të arsimohen dhe jetojnë. Numri i atyre që kanë plotësuar lotarinë ka njohur rritje çdo vit. Sipas të dhënave të Departamentit Amerikan të Shtetit përgjatë vitit të kaluar kanë aplikuar mbi 360 mijë shqiptarë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave vetëm përgjatë vitit të kaluar kanë lënë Shqipërinë rreth 39 mijë persona.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?