LRI dhe FRPD protestë para Parlamentit, Kërpaçi: Të rinjtë po ikin, s’ka shpresë

Paralelisht me nisjen e punimeve të seancës së sotme parlamentare të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe ata të Lëvizjes Rinore për Integrim, mbajtën një protestë.

Bëhet fjalë për një protestë simbolike, me anë të së cilës thuhet se Bashkimi Europianm refuzon Edi Ramën.

Kështu të bërë bashkë 28 të rinj që mbanin veshur bluzën e secilit vend anëtar mbanin në duar një karton të kuq, për të cilin thanë se ia nxirrnin Edi Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi tha se nga krimi në Parlament rinia po ikën në emigrim.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Papunësia, arsimi i dobët, mungesa e shpresës dhe shtetit të së drejtës, arsye kryesore që shtyjnë rininë në azil apo emigrim jashtë Shqipërisë e familjes. LSI është partia e të rinjve dhe misioni i opozitës është rikthimi i shpresës te rinia për ta parë Shqipërinë si shtëpi e për të ndërtuar këtu të ardhmen”, u shpreh Kërpaçi.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?