LRI shpërndan dhurata simbolike për fëmijët e shtresave në nevojën në Paskuqan

Lëvizja Rinore për Integrim ka shpërndarë dhurata simbolike për nxënësit e shkollave fillore që i përkasin shtresave në nevojë në zonën e Paskuqanit me rastin e festave të fundvitit.

E pranishme në këtë aktivitet ka qenë edhe deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.

Kryetari i LRI-së, Endrit Braimllari në një prononcim për mediat ka bërë të ditur se dhuratat janë mundësuar nga anëtarësia e Lëvizjes Rinore për Integrim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Braimllari deklaroi se LRI-ja do të jetë gjithmonë pranë të rinjve dhe të rejave me aktivitete konkrete për t’u bërë pjesë e pandarë e jetës së tyre të përditshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me rastin e festave të fundvitit kemi vendosur të bëjmë disa dhurata simbolike të organizuar dhe mundësuar nga të rinjtë anëtarë të Lëvizjes Rinore për Integrim, sepse ajo çka është më e rëndësishme për këto të rinj është solidarizimi dhe integrimi i tyre në jetën tonë të përditshme, për të qenë solidarë dhe për t’u socializuar me njëri-tjetrin. Lëvizja Rinore për Integrim do të jetë gjithmonë pranë këtyre të rinjve dhe të rejave me aktivitete konkrete për t’u bërë pjesë e pandarë e jetës së tyre të përditshme”, deklaroi ndër të tjera kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?