FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LSI, Elezi: Rinia të ngrejë zërin, të veprojë, të çlirojë vendin dhe të ardhmen e saj

Anëtari i Kryesisë së LSI Durrës Klevi Elezi i bën thirrje rinisë shqiptare të ngrejë zërin, të veprojë, dhe të çlirojë vendin dhe të ardhmen e saj.

Përmes rrjeteve sociale, Elezi shprehet se rinia duhet të zgjohet dhe të veprojë për një Shqipëri europiane, me shanse dhe mundësi, me një ekonomi të fortë, një vend ku ne të rinjtë të vazhdojmë shkollimin, punën dhe ta rregullojmë jetën tonë ashtu siç ndodh në një vend normal evropian.

“Rinia të ngrejë zërin, të veprojë, të çlirojë vendin dhe të ardhmen e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur humb një jetë humb një botë e tërë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dje humbi padrejtësisht një jetë 25 vjeçare.

Drejtësia gjithmonë e munguar vazhdoi mungesën e saj dhe papërgjegjshmëria qeveritare vazhdoi me neglizhencën e saj.

Në Ditën e Rinisë rinia u vra.

Ashtu siç i janë vrarë shpresat, mundësitë dhe e ardhmja.

Duhet të kuptojmë që askush nuk do shpëtojë rininë përveçse vetë rinia.

Rinia duhet të zgjohet dhe të veprojë për një Shqipëri europiane, me shanse dhe mundësi, me një ekonomi të fortë, një vend ku ne të rinjtë të vazhdojmë shkollimin, punën dhe ta rregullojmë jetën tonë ashtu siç ndodh në një vend normal evropian.

Rinia të bëhet arkitekte e ëndrrave të saj në Shqipërinë tonë.

Por e ardhmja nuk mund të ndërtohet mbi gërmalla.

Drejtësia dhe demokracia janë të rrënuara.

Ndaj duhet ta ndërtojmë vendin, shtetin e së drejtës, shtyllat e demokracisë, qeverisjen e mirë, që rinia shqiptare të mos plaket e zhgënjyer dhe e pashpresë.

25 prilli është dita kur rinisë i jepet mundësia të ndërtojë të ardhmen e saj evropiane”, shprehet në reagimin e tij, anëtari i Kryesisë së LSI Durrës Klevi Elezi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?