LSI, festë për fitoren e Zamira Ramit në Gjirokastër

Gjirokastra do të ketë një grua në krye të bashkisë për katër vitet e ardhshme.  Fitorja e Zamira Ramit në Gjirokastër, i dha edhe një buzëqeshje LSI-së, që humbi në disa nga bashkitë e tjera ku rikandiduan apo kandiduan disa nga kandidatët e saj.  Kjo e bëri edhe më festive fitoren e Ramit në Gjirokastër, teksa simpatizantë dhe anëtarësia e LSI-së në këtë qytet e kaloi natën e së hënës duke festuar.

Precesi i numërimit të votave në Gjirokastër përfundoi duke i siguruar fitoren kandidates së ASHE Zamira Rami e cila garoi nën siglën e LSI. Rami ka fituar me rezultat të bindshëm ndaj rivalit të tij Igli Kokalari. Sipas KQZ Rami e ASHE-se mori 11.375 vota përballë Igli Kokalarit të APPD që mori 9.614 vota. Ky i fundit nuk fitoi dot as në lagjen e tij. Zamira Rami do të pasojë në krye të Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Bime, i cili nuk u kandidua nga PS-ja, pasi forca e tij politike i hapi rrugë një kandidati të LSI-së, në bazë të marrëveshjes së koalicionit të majtë.  

Kush është kryebashkiakja e re e Gjirokastrës?

Emri: Zamira

Mbiemri: Rami

Atësia: Kasem

Datëlindje: 11 Gusht 1973

Vendlindja: Gjirokstër

Vendbanimi: Gjirokastër

1987-1991 Arsimi i Mesëm i Përgjithshëm, Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Asim Zeneli” Gjirokastër.

1991– 1995 BACHELOR (4-vjeçar) në Matematikë-Fizikë me Drejtim Matematike, Universiteti i Gjirokastrës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Matematikës, diplomuar “Mësues i Matematikes dhe Fizikes me Drejtim Matematikë”.

2005–2009 BACHELOR (4-vjeçar) ne Kontabilitet-Financë, Universiteti i Gjirokastrës, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Departamenti Ekonomik, diplomuar “Financier-Kontabilist, Profili Kontabilist”.

Eksperienca Pune:

1995-2013 Personel ndihmës akademik për disiplinat e informatikës, Departamenti i Matematikës dhe Informatikës, Universiteti i Gjirokastrës.

1997-2000 Instruktore për informatikën, Qendra Komunitare Multifunksionale, Gjirokastër.

1995-2013 Lektore e ftuar për disiplinën e Informatikës, Departamenti i Matematikës & Informatikës, Departamenti Ekonomik, Universiteti i Gjirokastrës.

2006-2013 Instruktor për Informatikë, Shkolla “Giussepe Grass”, Gjirokastër.

2013-2015, Prefekte, Institucioni Prefektit të qarkut Gjirokastër.

2015-1019- Kryetare e Bashkisë Gjirokastër

SHKARKO APP