LSI humbet Vorën. Mbyllet numërimi në 23 bashki, 17 i fitojnë kandidatët e majtë, 6 të djathtët

 

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 23 bashki. Në 17 prej tyre kanë fituar kandidatët e majtë, ndërsa në 6 fitues janë kandidatët e majtë.

Bashkitë e fituara nga kandidatët e majtë:

1. Poliçan
2. Skrapar
3. Pukë
4. Fushë Arrëz
5. Has
6. Delvinë
7. Kolonjë
8. Libohovë
9. Belsh
10. Himarë
11. Cërrik
12. Konispol
13. Pustec
14. Mirditë
15. Roskovec
16. Ura Vajgurore
17. Gramsh

Bashkitë e fituara nga kandidatët e djathtë:
1. Klos
2. Tropojë
3. Përmet
4. Mat
5. Selenicë
6. Vorë

Rezultati në Vorë

Fiqiri Ismaili ka fituar sërish në Vorë. Kandidati i PD-së ka fituar me një rezultat shumë të ngushtë ndaj Luan Sallakut. Ai ka fituar vetëm me disa dhjetra vota më shumë se Sallaku.

Pas fitores, Ismaili tha se kjo ishte sfida e jetës së tij. Në përfundim të procesit të numërimit të votave, Fiqiri Ismaili duke folur për gazetarët deklaroi se falënderon kandidatin kundërshtar për garën, ndërsa i cilësoi farsë akuzat për votues fiktivë.  “Do të përmirësojë ndjeshëm jetën e qytetarëve. E falënderoj kandidatin për garën dhe i uroj gjithë të mirat. Padia për listë fiktive është farsë për të diskretituar figurën time. Vora nuk ka pasur listë fiktive. 6 muaj e fundit janë shpërngulur vetëm 60 familje”, deklaroi Ismaili. 

Kandidati i LSI-së, Luan Sallaku deklaroi për mediat se do të ankimonte rezultatin.

Rezultatet në bashkitë e tjera:

PS humbet Matin, fiton Nezir Rizvani

E majta merr Bashkitë e mëdha

PD fiton me vështirësi në Tropojë

Partia Socialiste humb Përmetin

E majta merr dhe Belshin

Durrës, kryeson Dako

5 bashki të fituara deri tani nga e djathta

“Tërmet” i së majtës në Tepelenë

Voltana Ademi kryeson në Shkodër

 

 

 

 

SHKARKO APP