LSI kundër PS apo lojë nervash?

Testimi i mjekëve, nga një procedurë vlerësuese për profesionalizimin e punonjësve të shëndetësisë, po kthehet në një test për matjen e marrëdhënieve mes dy partive kryesore të koalicionit të majtë, PS dhe LSI. Nisma e prezantuar nga kryeministri Edi Rama dhe gati për t’u vënë në zbatim nga ministri Ilir Beqja, ka hasur fillimisht në rezistencën e mjekëve. Një takim i zhvilluar tre ditë në parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” mes Kryeministrit dhe shefave të pavioneve është kthyer në debat me tone të ashpra. Dje, në krahun e mjekëve është rreshtuar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Petrit Vasili ka dalë hapur kundër propozimit të qeverisë, duke e cilësuar atë si të jashtëligjshëm. Dhe Vasili ka qenë vetë ish-ministër Shendetsie dhe e njeh mirë anën profesionale. Por dalja e tij nuk mund të jetë pa lejen e Ilir Metës. “Testimi i personelit mjekësor është një arnim i panevojshëm. Paligjshmëria e testimit të personelit mjekësor e rëndon situatën dhe testimi i mjekëve është një ide e gabuar në një kohë të gabuar”, – tha Vasili. Qëndrimi Vasilit, si mjek në profesion dhe si ish-ministër i Shëndetësisë, mund të shpjegojë mbështetjen ndaj kolegëve. Por njëherazi, Petrit Vasili është kryetar i grupit parlamentar të LSI-së dhe një nga drejtuesit e forumeve kryesore të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndaj, deklarata e tij mund të merret si një qëndrim zyrtar i forcës së dytë më të madhe në qeverisje, edhe pse nuk u bë nga foltorja e selisë së LSI-së, por në një takim me mjekët. Duket se një fortunë e lehtë në dukje po fryn mes çadrave rozë dhe të kuqe.

Gjatë më shumë se një viti e gjysmë qeverisje, LSI-ja ka shprehur rezerva për disa nisma të kabinetit “Rama”. Por në të gjitha rastet e mëparshme, kritikat kanë ardhur nga zëra me profil jo të lartë politik në LSI dhe nuk mund të identifikoheshin me qëndrimin drejtuesve të partisë. Ajo që bie në sy për rastin e mjekëve është dhe gjuha e përdorur. Më parë, aleatët e PS-së kanë bërë kujdes në terminologjinë e përdorur, duke ruajtur dhe etikën mes dy partive në koalicion. Ndërsa dje, drejtuesi i deputetëve të LSI-së ka folur thuajse pa doreza; nisma është e jashtëligjshme. Të akuzosh aleatin kryesor se po bën diçka jashtë rregullave, pra po shkel ligjet, më shumë se një kritikë dashamirëse, është një dalje hapur kundër. Një reagim i tillë, duke se nuk është përtypur mirë në selinë rozë. Por pavarësisht kësaj, reagimi flakë për flakë duket se është shtyrë për një herë tjetër. T’i thuash një nisëm e jashtëligjshme  asaj që ka lejen e mandatin e kryeministrit nuk është e kollajshme kur je në një koalicion, në të cilin nga katër kembë që ka karrikja qeveritare , tre kembë i ka përlarë LSI. A është thjesht test paraelektoral vendor për të marr diçka më shumë se sa duket se po jep Rama apo ndonjë lojë tjetër e nëndheshme, se cilës akoma nuk ia kanë dalë rrënjët, mbetet të shikohet nëse LSI do të votojë kundër në Qeveri dhe në Parlament. Nëse do të tërhiqet LSI tregon se bëri presion dhe mori atë që deshironte për zgjedhjet vendore.

 Por debatet mes PS e LSI nuk është se kanë filluar dje. Debati më i “ashpër” publik mes PS-së dhe LSI-së ka qenë ai për fondet që duhet të merrnin fasonët nga buxheti i shtetit për vitin 2015. Pas disa replikave dhe qëndrimeve mediatike, çështja u zgjidh në favor të LSI-së. Kritikat e tjera që ka pasur LSI-ja ndaj qeverisjes kanë pasur të bëjnë me disa aksione si ai i energjisë, ku përfaqësues të ndryshëm të LSI-së kanë kërkuar masa pak më të buta. Ndërkohë, procedura e zgjedhjes së Guvernatorit të ri ishte një çështje që u mbyll vetëm pas disa deklaratave të kreut të LSI-së dhe një tërheqjeje të çuditshme të dy palëve, përballë dekretit të Presidentit. “Cic-micet” publike dhe mediatike mes dy partive kanë qenë të pakta, por larg syve të opinionit. MIqësia PS-LSI nuk ka qenë gjithmonë rozë. Emërime të veçanta në poste drejtuese të administratës, ndërhyrje dhe mosmarrëveshje me ministrat e “partisë tjetër” kanë prishur jo pak herë humorin e drejtuesve kryesorë të dy forcave. Ndërsa deputetë të dy partive, teksa vlerësojnë në publik punën e qeverisë, jashtë kamerave kanë një mal me rezerva për punën e ministrave të partisë tjetër. Megjithatë, situata deri më sot është menaxhuar me qetësi nga Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshimi në rastin e testimit të mjekëve nuk është se kritikat janë për çështje parimore, por se aleati kryesor po i thotë Ramës që po bën reforma të panevojshme. Një akuzë të tillë, Kryeministri është mësuar ta dëgjojë shpesh nga Partia Demokratike, ndërsa tashmë do t’i duhet të bëjë dhe llogaritë dhe me partinë kryesore që ka në koalicion. Testimi i mjekëve nuk është vendosur ende nëse do të bëhët dhe kur, por para së të merret vendimi, testimi po tregon se organizimi i koalicionit qeverisës nuk është aq i shëndetshëm sa më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

LSI e hodhi një fishekë kundrejt Kryeministrit. A ishte fishekë manovër apo i vertetë të presim nëse do të fillojë testimi i mjekëve siç kërkon Rama. Por pak e vështirë të tërhiqet Edi Rama se humb pikë në publik e aq me tepër tek deputetët e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?