Lu e Vlahutin takohen me Fatmir Xhafën

Pas takimit me kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha, dy ambasadorët Lu e Vlahutin kanë nisur një takim në Kryesinë e Kuvendit me Fatmir Xhafën, kryetarin e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi.

Ambasadorët po negociojnë me Xhafën për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, dy institucione që sipas opozitës duhet të jenë me vende të rezervuara sipas rekomandimit 88 në Venecias.

Për zhvillimet e fundit nuk ka ende një reagim nga kryeministri Rama, i cili nuk ishte as i pranishëm në takimin mes Bashës, Metës, Lu e Vlahutin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së fundi PD zhvilloi një mbledhje të grupit të saj parlamentar. Kryetari Basha informoi deputetët për propozimin e ri amerikan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?