Lu: Inkurajim ministres Nikolla për vazhdimin e reformave në arsim

Qeveria amerikane mbështet reformën e thellë në arsimin e lartë.

Në një takim me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shprehu mbështetjen për reformën në arsim si dhe projektet në fushën e edukimit.

Ambasadori Lu inkurajoi gjithashtu ministren Nikolla për vazhdimin e reformave të ndërmarra në arsim.

Nga ana e saj, ministrja Nikolla i uroi suksese Ambasadorit Lu në mandatin e tij dhe shprehu mirënjohjen për gjithë mbështetjen që SHBA ka dhënë në rrugën e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare në fushën e arsimit.

Gjatë takimit, Ambasadori Lu dhe Ministrja Nikolla shprehën angazhimin për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, me projekte të tjera të përbashkëta në fushën arsimit dhe të edukimit.

Ndër të tjera, Ministrja evidentoi mbështetjen e Qeverisë amerikane për reformën e thellë në arsimin e lartë, e cila mbylli 18-të IAL që nuk plotësonin kriteret e ligjshmërisë.

SHKARKO APP