Luanin poker në lokal, arrestohen në flagrancë 9 persona në Sharrë

Policia ka zbuluar një lokal në zonën e Sharrit në Kombinat ku po luhej poker me chipsa. U vunë në pranga 9 persona, përfshi edhe administratorin e lokalit, D.Xh., 29 vjeç. Gjithashtu në pranga ranë dhe 8 personat e tjerë.

Lokali ndodhej në rrugën ‘Llambi Zeçishti’ dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 tavolinë pokeri me chipsa, aparate celulare dhe një pajisje DVR.

‘- D. Xh., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, parashikuar nga nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal;

– O. M., 35 vjeç, E. H., 23 vjeç, A. Xh., 30 vjeç, L. Q., 22 vjeç, E. Gj. 33 vjeç, E. H., 24 vjeç, E. K., 33 vjeç, dhe J. Ç., 39 vjeç, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, 9 shtetasit e arrestuar, në një lokal në administrim nga shtetasi D. Xh., në rrugën “Llambi Zeçishti”, në Sharrë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri me çipsa, aparate celulare dhe një pajisje DVR.’, njofton policia.

SHKARKO APP