Luarasi: Për Kukësin, taksa 5 euro e lartë edhe nëse udhëtojnë 1 herë në vit

Pedagogia Iris Luarasi e ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, thotë se në momentin kur nuk ka një rrugë dytësore, qytetarëve të Kukësit u lind e drejta për të protestuar.

Pjesë nga biseda: 

 Luarasi: Fakti që ne kemi një vend si Shqipëria që nuk të ofron as rrugët dytësore, sigurisht që është një element më shumë për qytetarët që të ngrenë zërin. Në momentin që nuk siguron rrugën dytësore, unë nuk mund të paguaj 5 euro. Për qytetarët e Kukësit, që do të jetë e panegociueshme nëse fillon me tarifën 5 euro. Diskutimi do jetë që ose qytetarët e Kukësit, një nga qarqet më të varfra, të mos paguajnë fare taksë ose për një tarifë të jetë e përballueshme edhe për një familje të varfër. Edhe nëse unë jam një familje e varfër, edhe një herë në vit është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme. Kjo nuk matet sa shpesh e bëjnë rrugën qytetarët, por ka lidhje edhe me varfërinë në atë qytetet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?