Lubonja: Berisha është burrë i ndershëm, atë e ”groposi”…
Analisti Fatos Lubonja thotë se Sali Berisha është i ndershëm, duke rrëzuar kështu akuzat që çuan në shpalljen non grata, ndërsa shtoi se lideri historik i PD u godit nga kryeministri Edi Rama me ndihmën e miliarderit George Soros. Për të kjo lëvizje do e dobësojë Partinë Demokratike dhe do të forcojë më tej, pushtetin e Edi Ramës.
“Nuk kam parë politikan shqiptar që të vendosë interesin e Shqipërisë mbi atë personal, kjo nuk diskutohet, ky është problemi. E dyta edhe sa i përket sinqeritetit, çdo politikan shqiptar, duhet t’ia kthesh ato që thotë së prapthi për të gjetur ndryshimin.
Kritika ime kryesore qëndron në faktin se unë duke parë metodën si u hoq Berisha shoh dy probleme të mëdha, 1 që ka të bëjë me raportin e amerikanëve me Edi Ramën dhe qeverinë, ku çdokush mund të ndihet i rrezikuar që një intrigë që mund të bëj një lider i pushtetshëm, që ka arritur të krijoj ca lidhje me disa lobingje amerikane, mundet të të rrëzojë si rivalin e vet me ndihmën amerikane.
E dyta mënyra se si e hoqi Lulzim Basha nuk është mënyra që do të doja unë dhe nuk është mënyra për t’u forcuar opozita, përkundrazi, unë shoh një opozitë që dobësohet”,-tha në ”Ora News”.