Lubonja: Lëvizjet në Prokurori janë të papritura, Arta Marku po përdoret

Lëvizjet në Prokurori i ka komentuar dhe analisti Fatos Lubonja, në rubrikën “Opinion” në News24.

Lubonja i ka konsideruar këto lëvizje të papritura për të cilat nuk është dhënë një arsye për largimin nga detyra të prokurorëve, ndërsa për vetë prokuroren e përgjithshme në detyrë, Arta Marku, ka deklaruar se po përdoret.

“Jo nuk e prisja. Jo se nuk e mendoja që ka shkuar atje për t’u përdorur por nuk e mendoja me kaq vrap dhe kaq pakujdes. Duket sikur ka ardhur për të bërë një revolucion, ndërkohë që i famshmi revolucion që duhet të kishte ndodhur ishte vettingu ku duhet të kalonte edhe Arta Marku. Duhet të ishte më e kujdesshme në këto lëvizje sepse nuk është se Shqipëria është e mbushur me prokurorë e njerëz, gjithmonë Shqipëria ka pasur probleme me burimet njerëzore. Prokuroria duhet të jetë e pavarur dhe nuk duhet të jetë kaq e dukshme që të jetë në njërën anë. Kjo krijon një lloj kaosi. Duhen edhe justifikimet, arsyet pse të lëvizjeve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej Lubonja ka deklaruar se kjo është një  “provë e dështimit të reformës në drejtësi. Ka qenë një reformë me synimin për ta kapur drejtësinë maxhoranca”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?