Lubonja në shesh: 48 ditë protestë tregojnë dështimin e klasës politike

Analisti Fatos Lubonja thotë se flamingot janë simbol i protestës pasi ashtu si projekti rrezikon t’I largojë ata nga habitati ashtu edhe betonizimi ka larguar banorët nga qyteti. I pranishëm në protestë, Lubonja tha se Rama po iu merr qytetarëve habitatet shekullore.

”48 ditë protestë tregojnë dështimin e klasës politike për të ndërtuar shtetin e së drejtës, ky është shtet bandit, ku drejtësia s’ka mundur t’i çojë kriminelët atje ku e kanë vendin po i ka lënë të qeverisin.

Revolucioni mori dimensione socio-politike sepse u fut populli, shtresa shoqërore që nuk i njihnim, të rinjtë dhe ata që kanë qenë të frustruar nga politikat që ka bërë ai me Palestinën dhe Gazën për të cilat u nda dhe nga Evropa”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?